Programi Brainobrain është program inovativ ndërkombëtar për zhvillim të aftësive intelektuale dhe jetësore te fëmijët në moshën 4 – 14-vjeçare. Të gjithë trajnerët tanë kanë mbaruar arsim të lartë dhe kanë përvojë në punën me fëmijë. Programi ka dy qëllime themelore: Zhvillimi i tërësishëm i trurit (përmes përdorimit të Aritmetikës Mentale të Abakusit dhe VAK Metodave) dhe Zhvillimi i personalitetit (me ndihmën e NLP Teknikave).

Truri ynë përbëhet prej dy hemisferave – e majta dhe e djathta. Çdo hemisferë e trurit është përgjegjëse për ndonjë funksion dhe aftësi të caktuar. Hemisfera e majtë është përgjegjëse për: racionalizmin, aftësitë analitike, logjikën, aftësitë e hulumtimit, mësimin e gjuhëve, aftësitë e komunikimit etj. Hemisfera e djathë është përgjegjëse për: vizualizimin, kreativitetin, intuitën, emocionet, imagjinatën etj. Te shumica e njerëzve më dominuese është hemisfera e majtë që është rezultat e metodave tradicionale të trajnimit, që çon deri te zhvillim i jotërësishëm i hemisferës së djathë. Shumica e studimeve për zhvillimin e trurit te fëmijët kanë treguar se ka përdorim më të vogël të lidhjeve (sinapsave të trurit) midis hemisferës së majtë dhe të djathë. Brainobrain programi njëkohësisht i aktivizon dy anët e trurit sepse atëherë aktiviteti dhe produktiviteti te fëmijët rriten dhe çojnë deri te rezultate të suksesshme.

E përdorim metodologjinë e Abakusit e cila është kombinim i Aritmetikës dhe VAK metodave:

  • Vizualizimi (të shikuarit)
  • Auditiviteti (të dëgjuarit) dhe
  • Kinestetika (të prekurit)

Është provuar se kjo është forma më e shpejtë dhe më efektive e mësimit dhe kujtimit, kur informatat pranohen në të njëjtën kohë përmes dy ose më shumë shqisave (të shikuarit, të dëgjuarit, të prekurit…) Duke e përdorur metodën e Abakusit, krijohet lidhje midis hemisferës së majtë dhe të djathë të trurit, arrihet balancimi i dy hemisferave dhe përdoret tërë potencialin e trurit.

Abakusi është numërues i lashtë aziatik i cili është përdorur shumë shekuj para zbulimit të sistemeve bashkëkohore të numërimit. Sot përdoret për gjimnastikë të trurit. Abakusi si instrument në proceset së bashku me VAK metodat dhe matematika, kontribuon për zhvillimin e tërësishëm të trurit të fëmijëve. Fëmijët mësohen t’i vizualizojnë topat e Abakusit (shqisa vizuale), të sinkronizuar me fjalë magjike (shqisa e të dëgjuarit). Duke vazhduar kështu me përdorim ose lëvizje konkrete të topave të Abakusit (shqisa kinestetike), ata e fitojnë përgjigjen e detyrës së dhënë. Gjatë këtij procesi, kryhet trajnimi intensiv i trurit, që çon deri te aftësi gjeniale te fëmijët.

Programimi neuro-linguistik (NLP) i hulumton proceset e të menduarit, komunikimit dhe sjelljes. E studion mënyrën e kodimit të informacionit, që mundëson që të arrihen qëllimet  dhe rezultatet e dëshiruara. NLP-ja është proces i modelimit të modeleve të njohura dhe të panjohura të sjelljes, me çfarë gjenerohet potencial i lartë i cili është unikat dhe individual te çdo njeri. Përdorimi i NLP-së te fëmijët çon deri te mendimi pozitiv, zhvillimi i vetëndërgjegjjes, motivacioni për fokus në arritjen e qëllimeve të vështira. Me rritjen e informimit për veten dhe mjedisin, ata bëhen të pavarur në veprimet e tyre dhe zhvillojnë aftësi të një lideri.

Kur fëmijët vizualizojnë, ata arrijnë ta kuptojnë më mirë dhe në mënyrë më efikase mjedisin që i rrethon. Vizualizimi jo vetëm se e përmirëson kuptimin e përgjithshëm, por fëmijët fillojnë edhe t’i provojnë të gjitha fushat, pavarësisht nëse bëhet fjalë për leximin, të shkruarit ose matematikën.

Trajnerë të edukuar të cilët në mënyrë interaktive dhe argëtuese sigurojmë trajnim i cili themelohet mbi:

  • Informatën e cila mësohet përmes shqisave të vizualizimit, të të dëgjuarit dhe të kinestetikës
  • Trajnimin konceptual
  • Mundësitë për përmirësimin gjatë leximit, dëgjimit dhe matematikës
  • Qasjen individuale ndaj çdo fëmije në grup

      Përmirësimi i memories dhe përqendrimit

  • Vizualizimi dhe kreativiteti
  • Të qenët i drejtuar, i shpejtë dhe i saktë
  • Aftësitë e shkëlqyeshme aritmetike
  • Lidershipi, vendosmëria, vetëndërgjegjja
  • Memoria e zhvilluar fotografike
  • Zhvillimi i aftësive multitasking

  •   Një Brainobrain orë zgjat 120 minuta dhe mbahet një herë në javë
  • Pas çdo niveli jepet testi dhe pas mbarimit të suksesshëm të tij, fitohet certifikatë ndërkombëtare
  • Grupet janë prej 5 deri në 15 nxënës me përkushtim individual ndaj çdo fëmije
  • Fëmijët të cilët e fillojnë programin duhet t’i dallojnë numrat prej 1 deri në 10

Programi është paraparë për fëmijë me zhvillim normal të trurit, fizik dhe emotiv. Fokusi i programit është trajnimi i tërësishëm i trurit, zhvillimi i personit dhe mësimi i aftësive jetësore të cilat fëmija do t’i përdorë në fushat ose veprimtaritë e përditshme akademike.

Rekomandohen ushtrime të përditshme me Abakusin prej 15 minutash dhe ndjekja e rregullt e pjesëve të mësimit të programit.

Gjëja më e rëndësishme për prindërit është që ata ta kuptojnë rëndësinë e programit, e pastaj t’u sigurojnë fëmijëve përkrahje dhe ndihmë, që të arrihet rezultati të cilin e parasheh programi. Ndihma është më e rëndësishme në nivelin e parë, kur fëmijët duhet të drejtohen që ta përdorin Abakusin në shtëpi – me lëvizje të rregullta të Abakusit, duke i sinkronizuar njëkohësisht me shqiptimin e fjalëve magjike.

Qendrat